Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të arrestuarit


Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Kristjan Kelmendin dhe Marjan Kolën, dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e ish-depuetit Pashk Ujka.

Kristian Kelmendi dyshohet si autori i cili ka shkrepur armën, ndërkohë që Kola po hetohet për ndihmën e dhënë ndaj autorit të ngjarjes.

Masa e sigurisë “arrest me burg” është lënë me afat deri me 3 janar, kohë kur do merren kamerat e një poligoni qitjeje në Kosovë. Kjo pasi të dyshuarit kanë mohuar vrasjen sepse pretendojnë se kanë qenë në Kosovë ditën e vrasjes së ish-deputetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 29 nëntorit, rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin verior të Shkodrës, ku persona të panjohur qëlluan me armë zjarri në drejtim të Ujkës. Ujka ka qenë duke ecur në lulishte bashkë me bashkëshorten e tij, kur ai u qëllua me armë zjarri silenciator. Ish-deputeti ka humbur shumë gjak dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në spital.