Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj synon mandatin e tretë: Do ta bëj me kënaqësi dhe pasion siç kam bërë këto 8 vite


 

Erion Veliaj ka pranuar gjatë një interviste për televizive se synon mandatin e tretë në krye të bashkisë së Tiranës.

“Zgjedhjet për bashkinë e Tiranës me vendim të Gjykatës Kushtetuese do të jenë në vitin 2023 dhe nëse populli i Tiranës më jep besimin që t’i shërbej edhe për një mandat të fundit, duke qenë se ligji kërkon tre mandate maksimalisht për një shërbëtor publik për nivelin e Bashkisë, do ta bëja me shumë kënaqësi dhe shumë pasion siç kam bërë këto 6 vite.”- tha Veliaj për “Klan News”.

Një nga premtimet e fushatës së tij të fundit elektorale ishte Tirana me ujë 24 orë, për të cilin ai thotë se do të realizohet në vitin 2024.