Presidenti Ilir Meta është takuar sot me artisten Anna Stratigò, të cilën e quan një ambasadore të vërtetë të kulturës arbëreshe në botë.
Pas këtij takimi, Meta shprehet se Stratigò vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën arbëreshe. Ai ndan me ndjekësit e tij, edhe disa vargje të krijuara nga gjyshi i Stratigòs, i cili ka qenë një poet i njohur dhe mik i Garibaldit.
MESAZHI I METËS
I lumtur të takoja artisten e shquar Anna Stratigò, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë, këngët e së cilës janë duartrokitur në shumë skena prestigjioze ndërkombëtare, duke prezantuar denjësisht jo vetëm muzikën, por edhe kostumet dhe traditat e mrekullueshme arbëreshe.
Do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë zërin e mrekullueshëm të Anna Stratigò, në prag të Krishtlindjes, më 21 dhjetor, në ora 21:00, në emisionin “Këngë moj” të TV Vizion+, kushtuar këngës arbëreshe.
Anna vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën, kulturën, traditat dhe kostumet tradicionale arbëreshe.
Gjyshi i saj, Vincenzo Stratigò ishte poet revolucionar arbëresh i lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe mik i Garibaldit.
Poezitë e tij me tema atdhetare, shoqërore e dashurie dëshmojnë, jo vetëm për një vetëdije të mprehtë sociale por edhe dashurinë e madhe dhe krenarinë e të qenit Arbëresh, siç e dëshmojnë disa nga vargjet e poemës së tij ”Sono Albanese” (“Jam shqiptar”) shkruar në vitin 1857:
“O cara Italia, o Italia bella
Tu mi açogliesti come sorella
Nel dolce seno del bel paese
Sono Albanese
La fede antica, il patrio amore
Mi scalda il petto, mi açende il core
Io spargo il sangue per mio paese
Sono Albanese”