Komunikata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi drejtuar degëve të PD-së është sfiduar nga delegatët që do marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të organizuar nga Sali Berisha.
Ata kanë filluar të postojnë letërnjoftimet në Facebook se konfirmojnë veten në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Madje një nga delegatet ironizon direkt Bardhin me postimin në rrjetet sociale.
Bardhi me një deklaratë drejtuar degëve i bëri thirrje të mos bëjnë letërnjoftime me logon e PD-së duke kërcënuar se janë në shkelje të statutit dhe në kushte të falsifikimit.