Vendosni fjalën kyçe....

Pesë degët e PD-së së qarkut Berat zyrtarizojnë listat e delegatëve në Kongresin e 11 dhjetorit, 63% e delegatëve kanë firmosur


Pesë degët PD-së së qarkut Berat kanë zyrtarizuar sot listat e delegatëve për në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sikurse u bë me dije, në rang qarku kanë firmosur 63% e delegatëve, ose 260 nga 413 delegatë.

Listat me emrat e delegatëve janë lexuar nga përfaqësues të degëve përkatëse përpara të Partisë Demokratike Berat në qytetet Berat e Kuçovë.

Nga dega e Beratit kanë firmosur për në kongresin e 11 Dhjetorit, 125 nga 198 pra 63% e anëtarësisë së kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë, nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë, nga dega e PD Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.

Desnatila Orizaj, sekretarja funksionale e degës së PD Berat, ka deklaruar se më shumë 60% e delegatëve i janë bashkuar ish-liderit Sali Berishës për arsye se kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe ku çdo anëtari t’i dëgjohet zëri.

Përfaqësuesi i PD-së në Skrapar nga ana tjetër, Qemal Braho ka deklaruar se ata që nuk kanë firmosur formularët për Kongresin e 11 dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune.