Një i burgosur shqiptar është vetëvrarë brenda furgonit të Policisë në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten, por është publikuar vetëm ditën e sotme nga mediet e shtetit fqinj, të cilat raportojnë se i burgosuri u vetëvra gjatë transferimit nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.
38-vjeçari shqiptar është varur me lidhëse këpucëshnë dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”, ndërsa mjeti ishte në lëvizje.
Më herët, ai ishte dërguar në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Identiteti i të burgosurit nuk është bërë i ditur po thuhet se ishte nga Shqipëria dhe vuante dënimin me burg për disa vepra të ndryshme penale. Policia e shtetit fqinj po heton rrethanat në të cilat i burgosuri i ka dhënë fund jetës.