“Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkatërruar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”-deklaroi Agim Rexha, Presidenti i Nderit të organizatës VATRA nga Foltorja e Sali Berishës me shqiptarë të Amerikës.
Rexha tha se Ambasadorja Kim ka bërë një sjellje jo-diplomatike gjatë detyrës së saj në Tiranë.
Më tej ai i bëri thirrje Ambasadores të dalë nga selia e PS-së.
“Nuk mund të pranoj sjelljen jo-diplomatike të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila e ka identifikuar dhe njësuar veten me një palë politike në Tiranë. Ndjehem i fyer që një amerikane, njësoj si fëmijët e mi bij emigrantësh në natyralizuar në këtë vend, sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja ime, por si një guvernatore e një agjencie private.
Ndihem i fyer që ajo harxhon taksat e mija në Tiranë, ti do të ikësh një ditë, por jehona e shkatërrimit të marrëdhënieve me SHBA do të jetë e gjatë. Ambasadore Kim, dil nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie se nuk është në tagrin tënd të shkatërrosh zgjedhje të lira”, deklaroi Rexha.