Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet raporti, regjistrohet 1 viktimë nga COVID-19 në Kosovë


Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.

Nndërkohë, duke nisur nga nesër do të hynë në fuqi masa të reja anti-COVID në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka publikuar masat në një konferencë për media. Sipas masave të reja, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të posedojnë çetifikatën e vaksinimit të plotë, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj duhet të kërkohet testi RT-PCR negativ, ose dëshmia se personi e ka kaluar COVID-19.

Po ashtu, e njejta vlen edhe për Qendrat tregtare, gastronominë dhe transportin publik dhe privat.