Vendosni fjalën kyçe....

Sa herë Jeffrey Epstein e vizitoi Bill Clinton-in në Shtëpinë e Bardhë


Financieri i ndjerë Jeffrey Epstein i dënuar për krime seksuale, e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë të presidentit Bill Clinton plot 17 herë gjatë mandatit të tij të parë, sipas regjistrave të vizitorëve të siguruara nga tabloidi britanik Daily Mail. Madje në disa ditë, ai e vizitoi tre herë Shtëpinë e Bardhë.

Epstein thuhet se ka vizituar kryesisht Krahun Perëndimor, duke nënkuptuar se ai kishte ardhur kryesisht për të parë Presidentin Clinton. Marrëdhënia e tyre daton që në fillimin e presidencës së Clinton-it, me shkrime që tregojnë se Epstein dhe partnerja e tij Ghislaine Maxwell kanë qenë në Shtëpinë e Bardhë vetëm një muaj pas inaugurimit të Clinton-it në shkurt të vitit 1993.

Regjistrat e publikuar nga Daily Mail të premten zbuluan plot 17 vizita nga Epstein në Shtëpinë e Bardhë, por arsyet për secilën vizitë nuk janë të specifikuara, duke e detyruar lexuesin të imagjinojë se çfarë mund të ketë bërë financieri i ndjerë, le të themi përshembull më 28 korrik 1994 – kur ai vizitoi Shtëpinë e Bardhë një herë në orën 14:00 dhe përsëri në orën 18:30. Kjo është një nga tre datat ku ai regjistrohet si vizitor dy herë.

Megjithatë, siç zbulojnë regjistrat e vizitorëve, Epsteini ishte ftuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë nga disa këshilltarë të Clinton-it, mes të cilëve asistenti i atëhershëm për politikën ekonomike Robert Rubin, i cili ishte zyrtari i parë që firmosi hyrjen e Epsteinit në rezidencën presidenciale në shkurt të vitit 1993. Rubin më vonë do të kalonte 10 vjet si kryetar i Këshillit me ndikim për Marrëdhëniet me Jashtë, pas një periudhe si sekretar i thesarit të Clinton-it. Përmes një zëdhënëseje, Rubin pretendoi se nuk mbante mend të kishte folur apo takuar Epstein.

Vizitat e mëvonshme në Shtëpinë e Bardhë u bënë nën maskën e filantropisë, e cila u bë një nga rrugët kryesore të Epstein për të ndikuar tek njerëz të fuqishëm, shkruan RT. Ai dhuroi para për të ndihmuar në rregullimin e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë në një rast, dhe në një tjetër vizitoi për një grant të konsiderueshëm arsimor. Të paktën një nga vizitat në Shtëpinë e Bardhë të Epstein përkoi me një vizitë të ish-senatorit George Mitchell, një nga emrat e përmendur nga paditësja Virginia Roberts Giuffre se Epsteini ia dha hua për seks. Mitchell ka mohuar çdo transaksion të tillë.

Përveç takimeve të tij të shumta me Epsteinin në Shtëpinë e Bardhë, Clinton dihet se ka fluturuar me avionin privat të tij “Lolita Express” rreth 26 herë gjatë dhe pas presidencës së tij. Pavarësisht këmbënguljes se ai nuk e kishte idenë për prirjet e mikut të tij gjatë asaj kohe, mandati i parë i Clintonit përputhej gjithashtu me periudhën kur Maxwell ishte aktualisht nën vëzhgim për trafikim seksual të fëmijëve. Të paktën 10 nga udhëtimet e ish-presidentit në “Lolita Express” lanë detajet e Shërbimit Sekret të tij në shtëpi. Ndërsa në një udhëtim pas presidencës në vitin 2002 ishte me të edhe aktori Kevin Spacey, i cili është akuzuar për prirjen e tij për djem të mitur.

Epstein dhe Clinton ishin kaq të afërt, saqë avokatët e tij pretendojnë se ai e ndihmoi ish-presidentin të niste sipërmarrjen fitimprurëse filantropike “Iniciativa Globale Clinton” ku Clinton dhe gruaja e tij janë fokusuar pas presidencës së tij.