Futbollisti 17-vjeçar Gavi ka dalë nga spitali, pas incidentit që pësoi në ndeshjen me mes Barcelonës dhe Real Betisit, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 0:1.
Të paktën kështu ka njoftuar klubi në rrjetet sociale, ku njofton se Gavi emri i vërtetë i të cilit është Pablo Martín Páez Gavira, nuk ka asgjë serioze.
“Analizat e Gavit kanë qenë të kënaqshme dhe ai ka dalë nga spitali.”- thuhet në njoftim.
LATEST NEWS | The tests carried out on Gavi have been satisfactory and he has been released from the hospital pic.twitter.com/I4Tbl3ZxaW
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 4, 2021
Në minutën e 33 të takimit Gavi ka pësuar një dëmtim pas përplasjes së topit në kokë nga kundërshtari Hektor Bejerin. Futbollisti katalanas është shtrirë menjëherë në tokë, ndërsa ndihma e parë iu dha në fushë.
Mesfushori u transportua në spital për të parë dëmtimin që kishte pësuar, por mesa duket nuk ka asgjë serioze.