Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka njoftuar se vendi i saj po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin.
Në një postim në “Twitter”, ambasadorja Kim shprehet se korrupsioni është kancer dhe se autoritetet në SHBA po punojnë për të luftuar financimin e paligjshëm të personave të korruptuar.
“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive. Ja lajmet më të fundit nga Shtëpia e Bardhë.”– shkruan Kim duke publikuar një deklaratë të pak ditëve më parë të presidentit Joe Biden për strategjinë e administratës së tij në luftën kundër korrupsionit.