Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në Theth në shtator


Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së një 47-vjeçari, në shtator të këtij viti në Theth.

Në pranga u vu Klisman Çuni, banues në Theth, i cili ishte në kërkim që prej plagosjes së 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj, ngjarje e ndodhur në Theth më 26 shtator.

Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”.

Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari.