Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet Presidenti i klubit Sampdoria në Itali


Presidenti i klubit Sampdoria, Massimo Ferrero u arrestua nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi nga prokurori i Paolës për krime korporative dhe falimentim.

Sipas asaj që mësohet, skuadra e Ligurisë nuk është përfshirë në hetim. Ferrero u arrestua në Milano dhe u dërgua në burgun e San Vittore për falimentimin e 4 kompanive në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe kinemasë me qendër në provincën e Kozencës, raporton ANSA.

Kompanitë, nga sa mësohet, janë shpallur të falimentuara disa vite më parë.

Së bashku me presidentin e Sampdorias, vajza e tij Vanessa u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak, e akuzuar për të njëjtin krim falimentimi si i ati i saj. Më tej, mes të arrestuarve është edhe një nip i Ferreros, Giorgio. Për momentin nuk dihet identiteti i tre të arrestuarve të tjerë të përfshirë në hetimin e kryer nga Prokuroria Publike e Paolës.

Ferrero u arrestua në Milano dhe u urdhërua të transferohej në burgun e San Vittore. Sipas asaj që mësohet, përveç presidentit të Sampdorias vajzës së tij Vanessa dhe nipit të tij Giorgio – të dy në arrest shtëpie –janë edhe dy drejtues. Avokatja e Ferreros, Pina Tenga, ka paraqitur një peticion tek gjyqtarët në mënyrë që ai të transferohet në Romë për t’i lejuar ata të shohin kontrollin dhe të vazhdojnë me hapjen e një kasaforte brenda një shtëpie.