Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Presim nga opozita të votojë zgjatjen e afateve të vettingut, të gatshëm të bisedojmë edhe për reformën territoriale


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se pret që me Partinë Demokratike të bien dakord për disa çështje.

Balla përmendi zgjatjen e aftëve të veprimtarisë së organeve të  vettingun për të cilin pret që të votojë edhe opozita.

Një çështje tjetër është reforma territoriale një çështje kjo e kërkuar edhe nga PD-ja.

Pjesë nga intervista:

Balla: Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë që edhe demokracia amerikane është e rrezikuar nga sulmet kibernetike, apo përdorimi i lajmeve të rreme. Dezinformomi duhet luftuar së bashku.

Këtë javë pritet zgjatja e afatit të vetingut deri në vitin 2024. Çfarë prisni të reagojë opozita pas kësaj, duke pasur parasysh skepticizmin e tyre?

Balla: Pa mbështetjen e PD është e pamundur të kemi vota të mjaftueshme. Nuk duam ta përdorim draft-opinionin e Venecias si presion ndaj opozitës. Në përgjithësi në Shqipëri, të paktën kur opinionet e Komisionit të Venecias kanë qenë të qarta, është një çështje shumë teknike. Nuk bëhet fjalë për të na votuar këtë dhe ne të votojmë diçka që ata duan. Ne jemi në proces diskutimi me ta. Projektet e opozitës për çështjet territoriale e zgjedhore janë duke u diskutuar. Çështjet e reformës territoriale të diskutohen.

Si do të përzgjidhen anëtarët e këshillit drejtues të bankës?

Balla: Procesi është i hapur. Është mbyllur shprehja e interesit dhe ne do të zgjedhim një nga ata, sepse edhe këtu bëhet fjalë për 28 firma deputetësh. PS gjithmonë do të mbështesë, ata që janë persona që gëzojnë profesionalizëm të lartë, e kjo është një garanci.