Bashkia e Shkodrës ka njoftuar gjendjen në qark pas reshjeve të dendura të shiut.
Sipas njoftimit zyrtar, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të furnizimit.
Po kështu deri tani janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë në fushën e Muriqanit.
Rruga e vetme e bllokuar është ajo Shkodër-Theth në Qafthore për shkak të reshjeve të borës.
Njoftimi
“Në NJ.A Rrethina nuk ka furnizim me energji elektrike në fshatrat Bardhaj, Hoti I Ri, Golem, Shtoj i ri.
Në NjA Ana Malit nuk ka furnizimme energji elektrike. Janë Rreth 150-200 ha toke e përmbytur në fushën e Muriqanit. Kjo përmbytje vjen nga përroi ndërkufitar “Perroi Balvaderit”. Në NJA Dajç, kanali ujitës që vjen nga Bërdica është burim përmbytjesh në zonën e banuar në fshatin Darragjat, Shirq për arsyen se portat që shërbejnë për bllokimin e ujit nuk ekzistojnë fare. Për këtē shqetesim janë të informuar Drejtoria Rajonale e Bordit të Kullimit Lezhë. Situata ne NJA Postribe është normale sot. Reshjet e dy netëve më përpara kanë shkaktuar pak dëm në rrugë duke dalë kanali vaditës. Administratori I Njësisë bashkë me banoret e lagjes Rrasek kanë pastruar rrugën. Në NJA Pult nuk ka furnizim me energji elektrike, e cila mungon që natën e mbrëmshme. Në NJA Shalë energjia elektrike sapo është rikthyer. Nuk ka patur furnizim me energji elektrike që natën e mbrëmshme për shkak të dëmtimeve për shkak të motit të rënduar. Rruga Shkodër – Theth, në Qafthore është e bllokuar për shkak të dëborës.”