“Foltorja” i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili ditën e djeshme e konsideroi të paligjshme përdorimin e simboleve nga delegatët që janë regjistruar për Kuvendin e 11 dhjetorit.
Në përgjigjen e sotme, “Foltorja” shkruan se simbolet, vula dhe vetë selia i përkasin demokratëve. Mbi 5 mijë delegatë kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit thuhet në sqarim.
Në sqarim theksohet gjithashtu se nën simbolin dhe flamurin e PD-së nuk i ndalon askush.
Përgjigjja e plotë:
Një përgjigje për “kryetarin” pa parti!
Të vënë përballë faktit të kryer se shumica e delegatëve të kuvendit dhe anëtarëve të PD i kanë përcaktuar tashmë de facto si pakicë uzurpuese të Partisë Demokratike ashtu siç pritej, peng – kryetari në largim dhe ai që ka poshtë, do të zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bërë më qesharakë seç janë.
Simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar që është dhe organi më i lartë i Partisë Demokratike. Mbi 5000 mijë delegatë që përbëjnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD! Askush dhe aq më pak ish ministri Edi Ramës nuk mund t’i pengoje ata të realizojnë misionin e tyre nën flamurin, siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike për të cilën kanë sakrifikuar aq shumë ndërkohë që vota e tyre tradhëtohej nga peng kryetari ose shitej për karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha – Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë.
Përballe mijëra firmave që mbështesin Kuvendin Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të nje grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot më nderin që në fakt nuk e patën kurrë!