Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Si mund të përfaqësohet Shqipëria nga një i shpallur “non grata”, demokratëve po u jepet një iluzion i rremë


Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet nga një person i shpallur “non grata”.

Gjekmarkaj ka shtuar se Berisha po i jep demokratëve një iluzion të rremë.

“Je i shpallur non grata prej tyre, e pamundur të vish në pushtet. Si mund të përfaqësohet Shqipëria nga një i shpallur non grata? Demokratëve po ju jepet një iluzion i rremë, një betejë që nuk ishte e tyre. Ata e kanë me Ramën, por Berisha po ju ofron një betejë me Bashën sikur është reflektim i betejës me Edi Ramën, por s’është e njëjta gjë”-tha Gjekmarkaj në Report Tv.