Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me pistoletë pa leje 38-vjeçari në Morinë, procedohet edhe pasagjeri pse nuk tregoi


Një 38-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës pasi gjatë kontrollit i është kapur një pistoletë pa leje.

Në pranga ka rënë personi me iniciale K.N., banues në Durrës.

Po kështu është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi një 30-vjeçar me iniciale F.G., banues në Tiranë, i cili ishte pasagjer në të njëjtin mjet.

Njoftimi

“Pas ndalimit të një mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. N., 38 vjeç, banues në Durrës dhe pas kontrollit fizik të tij i gjeti një armë zjarri pistoletë, me fishekë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, të shtetasit: K. N., 38 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, pasagjeri në mjet, shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Tiranë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.”