Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca merr në dorë vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet lokale 2019, nesër del me qëndrim


Në Presidencë ka shkuar njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për shqyrtimin çështjes së zgjedhjeve vendore 2019.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka bërë me dije se institucioni do dalë me një qëndrim zyrtar ditën e nesërme për vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”.