Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet nga kati i dytë i banesës, humb jetën 76-vjeçari në Shkodër


Një 76-vjeçar ka humbur jetë në Shkodër pas rrëzimit nga kati i dytë i shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në Dobraç ku i moshuari me iniciale Rr.C., është dërguar në spitalin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit pasi ishte rrëzuar e kishte pësuar dëmtime në kokë.

Ai ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve ndërkohë po hetohet nëse ngjarja ka qenë aksidentale.

Njoftimi

“Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë. Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”