Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina paralajmëron BE-në për 5 milionë refugjatë në rast sulmi nga Rusia


Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka vendosur të ngrejë shqetësimin për atë që e shqetëson më së tepërmi BE-në, emigrimit në shkallë të gjerë mes alarmit të dhënë nga SHBA-ja se Rusia po planifikon pushtimin e vendit.

Alexey Reznikov, i cili mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kievit në nëntor, paralajmëron se deri në pesë milionë burra dhe gra të vendit të tij mund të ikin në BE në rast të një lufte në shkallë të gjerë. Një numër i ngjashëm besohet të jetë larguar që nga viti 2014, rreth dy milionë në Rusi dhe pjesa tjetër në vende të tjera evropiane.

Duke shkruar për grupin e lobit pro-NATO-s, Këshillin Atlantik, Reznikov tha se kishte ‘pasiguri të vërtetë’ nëse Brukseli e kuptonte ndikimin që do të kishte një sulm rus në shkallë të gjerë në Ukrainë në të gjithë kontinentin.

Shfaqja e papritur e tre deri në pesë milionë refugjatëve ukrainas që ikin nga pushtimi rus do të ishte vetëm një nga shumë shqetësimet kryesore me të cilat përballet shoqëria evropiane.

Kriza do të rrezikonte gjithashtu sigurinë ushqimore të Evropës, pasi importet e grurit dhe produkteve të tjera thelbësore nga Rusia dhe Ukraina do të ndaleshin për shkak të luftimeve, vuri në dukje ai.