Një grua është gjetur e mbytur në breg të lumit Osum në Berat.
Trupi i viktimës reth 70 vjeç është nxerrë nga uji nga zjarrfikësit. Identiteti i saj dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
Në Shkodër një 35-vjeçar është gjetur, dyshohet i vetëvarur brenda banesës së tij. Viktima me iniciale Gj.L., është gjetur nga familjarët në banesë në lagjen ‘Partizani’.
Njoftimi
“Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.”