Lulzim Berisha është rikthyer përsëri në burg. Sipas “Balkanweb”, lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Detar Hysi i cili thotë se do të ndjekë hapat ligjore përsëri për lirimin e tij.
I njohur si truri i “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha akuzohet për një sërë krimesh të rënda si pjesë e organizatës kriminale.
Ai u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000.
Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit e Arjan Pajës; Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.
Kujtojmë se më 16 korrik 2014, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm, duke e dënuar Lul Berishën përfundimisht me 25 vjet burg.
Dy vite më vonë, në Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës e liruan nga burgu kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim, pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë./ Hashtag.al