Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton i jep Edi Ramës çmimin “Vital Voices Global”: Iu hapi dyert afganëve, do doja të kishte më shumë liderë si ai


Ashtu sikurse ishte njoftuar edhe më parë, kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global” që po organizohet në New York.

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton i dorëzoi Ramës këtë çmim në emër të Organizatës ‘Vital Voices’.

 Kryeministri shqiptar shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre i vogël, Zaho. Clinton u ul në tavolinën e tyre.

Gjatë fjalës së saj, Clinton vlerësoi kontributin e kryeministrit shqiptar për strehimin e emigrantëve afganë që u detyruan të iknin nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

“Në një kohë kur në mbarë globin tonë të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar. Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm ‘po çfarë tjetër duhet të kishim bërë’. Më duket sikur dëgjoj Denin që thotë ‘pse, ç’duhet të bëjmë tjetër, përveçse t’i paguajmë njerëzit në mënyrë të barabartë’. Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte ‘po’.

Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje. Tani, mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla. Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama. Pas rizgjedhjes së tij, në shtator, kryeministri Rama shënoi një rekord historik duke emëruar numrin më të madh ndonjëherë në Shqipëri të grave në qeverinë e vendit. Mbi 70 për qind e ministrave të kabinetit të tij qeveritar janë gra dhe disa prej tyre gjenden këtu këtë mbrëmje – partnere të barabarta në përpjekjen për të formësuar vendin të cilit i shërbejnë. Ai vazhdon ta vendosë barazinë gjinore në qendër të agjendës së qeverisë së tij dhe të ngrejë zërin kundër dhunës gjinore dhe krah forcimit të pjesëmarrjes ekonomike të gruas shqiptare.”- tha Clinton para se t’i dorëzonte çmimin Ramës.