Vendosni fjalën kyçe....

Kina shfaqet kërcënueshëm në Atlantik, synon ndërtimin e bazës së parë detare – Media amerikane


Pekini synon të ndërtojë bazën e parë detare në Oqeanin Atlantik,që do i lejojë Kinës të pozicionojë anijet e saj luftarake përballë Bregut Perëndimor të SHBA-së, thuhet në një raport të medias.

Pekini dëshiron të ngrejë një bazë ushtarake në Guinenë Ekuatoriale, një vend i Afrikës perëndimore 28,000 kilometra katrorë (1,0810 milje katrorë) në madhësi dhe me një popullsi prej 1.4 milionë banorësh, tha Wall Street Journal (WSJ), duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Kina ka të ngjarë të konsiderojë ndërtimin e një baze në Bata, një qytet që tashmë ka një port tregtar në ujë të thellë të ndërtuar nga Kina, thuhet në raport. WSJ shtoi se një bazë detare në Atlantik mund të përdoret për të riarmatosur dhe riparuar anijet luftarake kineze, padyshim që trondit Uashingtonin.

Gazeta citoi një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë të thoshte se SHBA kishte paralajmëruar Guinenë Ekuatoriale vitin e kaluar se ‘disa hapa të mundshëm që përfshijnë aktivitetin kinez atje do ngrinin shqetësime për sigurinë kombëtare’.

Kina dhe Guinea Ekuatoriale nuk kanë komentuar mbi këtë çështje, por ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi bisedime me homologun e tij të Guinesë Ekuatoriale Simeon Oyono Esono Angue në Dakar, Senegal në fund të muajit të kaluar.

Global Times, një gazetë shtetërore kineze, argumentoi të hënën se do të ishte ‘e paimagjinueshme’ që Pekini të përfshihej në ‘një lojë strategjike të fuqive të mëdha’ në Atlantik, por tha se Kina ka bërë investime të mëdha në Afrikë dhe ka planifikuar të luftojë piraterinë në rajon.

“Nëse Kina do të krijonte një stacion furnizimi detar për këtë qëllim, do të ishte ndryshe nga ajo që ka imagjinuar SHBA. Do të përfitojë rajoni pa asnjë dëm,” shkroi Global Times në një artikull editorial.