Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: Vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjedhja e fundit


Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, ka deklaruar se vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid duhet të jetë zgjidhja e fundit.

Gjithnjë e më shumë vende në Evropë, përfshirë Gjermaninë, po debatojnë nëse do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinat kundër COVID-19, pasi Austria njoftoi në nëntor se do t’i bënte të detyrueshme që nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm, duke shkaktuar protesta të mëdha.

“Detyrimi i vaksinimit është zgjedhja e fundit absolute dhe e zbatueshme vetëm kur të gjitha opsionet e mundshme për të përmirësuar marrjen e vaksinimit janë ezauruar.”- u tha gazetarëve drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, citon Reuters.

Lidhur me detyrimin e vaksinave, Kluge u shpreh se besimi i publikut te autoritetet duhet të merren parasysh.

“Ajo që është e pranueshme në një shoqëri dhe komunitet mund të mos jetë efektive dhe e pranueshme në një tjetër.”- shtoi ai.

Indonezia, Mikronezia dhe Turkmenistani gjithashtu i kanë bërë të detyrueshme vaksinimet kundër koronavirusit për të gjithë të rriturit.