Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy personave në Fushë-Arrëz, një prej tyre nxjerr thikën dhe plagos 52-vjeçarin


Një sherr mes dy personave ka degjeneruar në Fushë Arrëz në përdorimin e armëve të ftohta dhe më pas me plagosjen e një 52-vjeçari.

I plagosuri me inicialet D. G., banues në Fushë Arrëz ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz, shtetasi F. M., 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin D. G., 52 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet me dije gjithashtu se është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ndërkohë, Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.