Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedia e 9 janarit 2004 me 28 viktima, familjarët protestë para SPAK-ut: I lanë të vdisnin në det, të zbardhet ngjarja


Familjarët e viktimave të 9 janarit 2004, kanë zhvilluar një protestë para SPAK-ut lidhur me dosjen e tragjedisë ku humbën jetën 28 persona.

Ata kanë kërkuar hetimin  e çështjes pas kthimit të dosjes në prokurorinë e Vlorës për moskompetencë.

Familjarët e kanë akuzuar SPAK-un për korrupsion e kaë shprehur kundërshtinë e tyre për kthimin e dosjes sërish në Vlorë.

“Ne jemi përfaqësues të shoqatës 9 Janari, unë jam kryetari. përfaqësojmë shoqatën e 30 familjeve, ku na kanë vdekur 30 fëmijët tanë afër bregut në Vlorë. Ata njerëz kanë qenë një grup i strukturuar kriminal, që përbëhet nga policia e Vlorës. Josif Shtëmbari e ka bërë analizën e asaj policie dhe e ka cilësuar ata 30 oficerë, si pjesëtarë të bandës. Ata i morën prej Shkodrës. E ndaluan gomonen në mes të detit dhe kanë gjuajtur me armë. Ne kërkojmë zbardhjen e çështjes. Kërkojmë hapjen e çështjes, Prokuroria e Vlorës është e korruptuar, se nuk janë hetuar ata që kanë bërë krimin. Është e vetmja tragjedi për arsye se nuk është dhënë ndihma. Është njoftuar shteti dhe kanë thënë; po vdesim këtu dhe nuk u bë operacioni i kërkim-shpëtimit për të shpëtuar ata njerëz. I lanë atje për t’u fundosur. Pas 18 orësh ka nisur kontrollet anija italiane. Ne na e mbyllën çështjen që mos të dilte ky grup kriminal. Ne i kërkojmë SPAK-ut zbardhjen e çështjes, të vihen para drejtësisë kriminelët që na kanë vrarë fëmijët. I lanë 17 orë 13 km afër bregut. Ne kemi 8 vetë të zhdukur. Si kemi gjetur ende. Ja ky burrë këtu nuk e ka gjetur djalin e vetëm, si ka një varrë.” – tha Nikollë Mehillaj, kryetar i shoqatës së viktimave.

Gomonia me 39 persona në bord u gjet një ditë më pas pak kilometra karg bregut të Vlorës, më 10 janar 2004 pas kërkimeve nga një helikopter i NATO-s. Trupat e 18 burrave e 3 grave u gjetën në det, ndërsa 7 persona u shpallën të humbur.

11 persona arritën të mbijetojnë. Për ngjarjen e rëndë është dënuar me 25 vjet burg vetëm skafisti Elton Tafili.