Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i lartë amerikan Escobar vjen në Tiranë më 9 dhjetor, takon Ramën e Bashën, ambasada: Do diskutohet korrupsioni e minimi i demokracisë në Ballkanin Perëndimor


Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar ardhjen në Tiranë të zv.ndihmës Sekretarit të Shtetit për çështjes Europiane e Euroaziatike, Gabriel Escobar, më 9 dhjetor.

Sipas njoftimit zyrtar nga ambasada, zyrtari i lartë, që është njëkohësisht i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor do takojë kryeministrin Rama, ministren e jashtme Xhaçka e kreun e PD-së, Basha, me të cilët do diskutojë mbi urdhrin e presidentit Biden për vendosmërinë e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë e minimin  e demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.” – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Amerikanët e kanë shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij, duke e përcaktuar ndër të tjera edhe si minues të demokracisë. Berisha do mbledhë demokratë në atë që e quan kuvend, më 11 dhjetor.

Kjo është lëvizja e parë e rëndësishme e administratës amerikane që prej shpalljes non grata të ish-kryeministrit Berisha. I pyetur pak muaj më parë mbi vendimin e DASH-it ndaj ish-kryeministrit e familjarëe të tij, Escobar dha arsyet pse ai u shpall non grata 8 vite pasi la pushtetin.

Në një intervistë të 25 shtatori 2021 me VOA-n, ai theksoi se vendimi ka të bëjë me frenimin e korrupsionit duke shtuar se SHBA do e luftojë korrupsionin dhe minimin e demokracisë në rajon dhe në vijim do ketë të tjera përcaktime në rajon.

“Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me frenimin e korrupsionit, nuk lidhej me zgjedhjet, me palët brenda. Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit.Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit. Në lidhje me kalimin e informacionit tek Shqipëria, ne kemi tashmë një bashkëpunim shumë të fortë në fushën e zbatimit të ligjit, por edhe në fushën ushtarake dhe përcjellim shumë informacione. Nuk do të komentoj për ndonjë procedurë të veçantë ligjore, por ne kemi partneritet të mirë me Shqipërinë. Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan.” – deklaronte për VOA-n, Escobar.

Ky i fundit zëvendësoi Mattheë Palmer duke shërbyer si i Dërguari i Posaçëm për bisedimet Serbi-Kosovë. Escobar njihet si njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit. Nga viti 1998 deri në vitin 2001 ka qenë pjesë e misionit diplomatik amerikan në Bosnjë Hercegocinë, Mal të Zi e Serbi. Në vitin 2019, ai i emërua si zv.shef i Misionit në Serbi dhe deri në emërimin e ambaadorit Anthony Godfrey, ai drejtoi ambasadën amerikane në Beograd.