Vendosni fjalën kyçe....

Basha e Berisha festojnë të ndarë Ditën e Rinisë


Kreu i PD-së Basha e ish-kryeministri Berisha festojnë sot të ndarë Ditën e Rinisë.

Ndërsa tradita e viteve të shkuar i ka çuar të dy në Qytetin Studenti ku edhe nisi Lëvizja e Dhjetorit, këtë vit programi ka ndryshuar.

Basha ka njoftuar se do mbajë një takim në Art Turbina, ndërsa ish-kryeministri Berisha do shkojë në Qytetin Studenti.

Ky i fundit do mbajë sot foltoren e fundit me studentë e ish-studentë në Qytetin Studenti.

Pas shpalljes non grata të Berishës nga administrata amerikane, më 9 shtator kreu i PD-së Basha e përjashtoi përkohësisht Berishën nga grupi parlamentar. Ky i fundit reagoi ashpër dhe nisi një fushatë me demokratët në qarqet e vendit duke njoftuar mbajtjen e një takimi më 11 dhjetor.

Gjatë takimeve nëpër rrethe ai e ka cilësuar Bashën si peng të kryeministrit Rama, ndërsa Basha i është përgjigjur duke thënë se nuk do e kthejë PD-në në bunker të interesave personale të askujt, cilido qoftë ai.

Basha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor, për të cilin ka thënë se do shërbejë si bashkues i demokratëve.