Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ekziston ende kulti i individit edhe mes nesh, s’e kemi shkulur mentalitetin komunist, PD e fortë dhe e bashkuar në misionin e saj


Kreu i PD-së Basha ka thënë sot se vendi dhe PD-ja nuk kanë shpëtuar ende nga kulti i individit.

Teksa mbajti fjalën në verpimtarinë e organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, kryedemokrati kërkoi ndjesë që 31 vite më pas vendi është ende në kushtet e një regjimi dhe produkteve të tij.

Kryedemokrati tha gjithashtu se PD-ja është e fortë, e bashkuar dhe nuk do ndalet në misionin e saj deri në rrëzimin e qeverisë Rama e bërjen e Shqipërisë si gjithë Europa.

“Duhet ta themi se rruga ishte e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, pikërisht prej terrorit që mbizotëronte, kultit të individit që u trajtua gjerësisht këtu, kultit të individit që për fat të keq vazhdon sikurse vazhdojnë shumë aspekte të mentalitetit komunist që dominojnë jetën politike, jetën publike.

Padiskutim trashëgimtarin e Partisë Komuniste, Partinë Socialiste, kundërshtarin tonë politik, por vazhdojnë edhe brenda familjes tonë politike dhe ky nuk është momenti për të thirrur emrin e kryetarit, sepse ajo që kulti i individit bëri është që shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari dhe nuk mund të ketë Europë, nuk ka civilizim, qytetërim Europian.

Europë mbi të gjitha do të thotë individualitet. U desh që në krahun e PD-së të vinte SHBA-ja që ne të mundnim regjimin e të nisnim rrugën e gjatë drejt demokracisë. Çdo arritje mban vulën e PD-së dhe demokratëve të Shqipërisë. Sot është dita për të kërkuar falje sepse 31 vjet më vonë ndodhemi në kushtet e një regjimi që shumë ka të përbashkëta me diktaturën e produktet e saj.

Është pasojë e këtij regjimi që Shqipëria po zbrazet me shejtësiu si kurrë më parë. Përgjegjës për këtë është regjimi. Detyra jonë kryesore është përballja me të por duhet të jemi të vërtetë. Zgjedhjet e 1991 u manipuloi regjimi e u desh ndihma e aleatëve për t’i përzënë. S’ka më kohë për mua, për brezin tim që të mbyllim sot atë pjesë të fajit që është e jona. Shkulëm komunizmin po jo mentalitetin komunist, të linçimit të mendimit ndryshe, të atakimit të opozitarit si armik.  E kërkoj sot faljen si kryetar i PD, në emër të PD-së.

Zotohem para jush e para çdo shqiptari në këtë ditë të shenjtë se PD-ja është bnë këmbë, është e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë, e bashkuar sepse kemi një mision Shqipërinë si Europa. E kemi marrë nga dhjetoristët e nuk e dorëzojmë derisa të bëjmë realitet.” – tha Basha.