Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh për 8 Dhjetorin: 31 vite më pas përballemi me një tjetër diktaturë, atë të korrupsionit


Kreu i PD-së Basha ka shpërndarë një mesazh me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.

Kryedemokrati shkruan se kjo ditë ndau të shkuarën nga e ardhmja e ndryshoi përgjithnjë historinë e vendit.

Basha thekson në mesazhin e tij se 31 vite më vonë vendi përballet me një tjetër diktaturë, atë të korrupsionit.

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit.  Gëzuar 8 Dhjetorin!” – shkruan Basha.