Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Qyteti Studenti: Lulzim Basha përgjegjës për atë që ka ndodhur këto 8 vite, më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në


Ish-kryeministri Berisha ka bërë homazhe te monumenti i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.

Pasi foli për ngjarjet e 8 dhjetorit 1990, ai akuzoi kreun e PD-së, Basha, se ishte përgjegjës për atë që ka kaluar vendi e demokratët 8 vitet e fundit.

Berisha tha se Rama mund të marrë peng Bashën po jo qytetarët shqiptarë e demokratët.

“Në këto 8 vite, Edi Rama me lidhjet e tmerrshme me krimin zhbëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha të njëpasnjëshme arritjet e mëdha të shqiptarëve. Këto 8 vite koha jo vetëm që ngeci në vend po bëri hapa pas. Këto 8 vite PD-ja, demokratët n mbarë vendin bënë sakrifica të jashtëzakonshnme por mjerisht kaluan nga një humbje në tjetrën, jo për shkak të tyre por krejtësisht për shkak të njeriut që pas 8 vitesh meriton të quhet Lulzim boshi apo peng kryetari. Drejtuesi i saj preu një nga një kollonat mbi të cilat ishte ngritur PD, parimet e idealet e saj. Basha është tradhtari më i madh i demokratëve. Rama mund të marrë peng Bashën, po jo qytetarët, demokratët, ata që luftuan për demokracinë. Sot jemi më të vendosur se kurrë për të rithemeluar partinë e dhjeorit 90, partinë e studentëve e të rinjve, të votës së lirë.  Do rikthejmë në Shqipëri vlerat konservatore, votën e lirë, dinjitetin njerëzor, hapin e shpejtë të integrimit në BE, bashkëpunimin dinjitoz me vendet e mëdha, SHBA-në e vendet e tjera të NATO-s e BE-së.” – tha Berisha.