Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump: Putini sheh Bidenin dhe nuk shqetësohet


Ish-presidenti amerikan Donald Trump thotë se presidenti rus Vladimir Putin “nuk është i shqetësuar” për administratën e Joe Biden. Trump e ka kritikuar pasardhësin e tij, pasi Biden u ul për një takim online me liderin rus.

“Vladimir Putin shikon dorëzimin tonë patetik në Afganistan, duke lënë pas ushtarë të vdekur, qytetarë amerikanë dhe pajisje ushtarake me vlerë 85 miliardë dollarë. Më pas ai shikon Bidenin. Ai nuk është i shqetësuar!”- tha Trump në një deklaratë të martën, disa orë pasi presidentët Joe Biden dhe Vladimir Putin u takuan për të diskutuar një sërë çështjesh.

I pyetur në lidhje me bisedimet përpara se ato të zhvilloheshin, Trump e denigroi presidentin aktual, duke thënë se takimi i tij me Putinin ishte si “Patriotët e New England që luanin me ekipin tuaj të futbollit të shkollës së mesme”. Ai vazhdoi të mburrej se, ndërkohë që kishte marrëdhënie të mira me liderin rus dhe krerë të tjerë të shteteve, pavarësisht kësaj ai ishte “i ashpër me të gjithë” në kohën kur ishte në detyrë.

Biden e vuri Ukrainën në qendër të bisedimeve, si dhe “aktivitetet ushtarake” të Rusisë në kufirin e saj me vendin.