Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Adriatik Doçi: Grupi i Rakip Sulit kapet duke vjedhur me falsifikatorë, klientë dhe linja droge


Gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar përmes një shkrimi një histori të abuzimit me tenderat në Bashkinë e Kamzës, të drejtuar nga Rakip Suli.

Gazetari u referohet një tenderi për ndërtimin e lotit të III-të të Rrugës Demokracia, në Bathore.

Në shkrimin e tij, duke iu referuar të dhënave të Komisionit të Prokurorimit Publik, Doçi shpjegon se si ky institucion e kapi bashkinë e Kamzës në shkelje, duke hequr padrejtësisht nga gara një prej kompanive dhe duke favorizuar grupimin e 3 kompanive të tjera, njëra prej të cilave është “e skeduar si një shoqëri në ortakëri të vjetër me personazhe dhe kompani të ekspozuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, segmente të cilat sot pastrojnë paratë e pista në Tiranë, kryesisht në fushën e ndërtimit”.

Doçi shkruan se “Për të shpallur fituese treshen Lumi-Varaku-Gjinaj, ‘ustallarët’ e Sulit kanë skualifikuar në mënyrë arbitrare ofertën 117 745 409 lekë të bashkimit të kompanive Liqeni VII, Al Asfalt dhe S.M.O UNION, në pronësi të Ramazan Kalia, Astrit Varaku, Luan Mema, Xhevat Vataksi, Fernand Nuha dhe Mehdi Shabani, edhe këta ‘mjeshtra të regjur’ tenderash!

Manovra të tilla janë masive për të diktuar fituesit e një tenderi, të cilës zakonisht janë ata që japin bashkshinin më të madh dhe respektojnë kodin e heshtjes, sidomos gjatë muajve të fundit kur SPAK i ka bërë ‘veshët pipëz’.”

Mirëpo Ramazan Kalia është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik, i njohur edhe si “gjykata e tenderave”, për shqyrtimin e çdo padrejtësie të pretenduar.

Kompania e tij ishte skualifikuar me pretendimin se nuk dispononte makineritë dhe fuqinë punëtore në përputhje me kriteret e tenderit. Por, KPP ka konstatuar se ‘Liqeni VII’, për atë % të punimeve që kishte marrë përsipër, i plotësonte kriteret dhe se nxjerrja jashtë loje e kësaj kompania, ishte e paligjshme.

SHKRIMI I DOÇIT

Grupi i Rakip Sulit kapet duke vjedhur me falsifikatorë, klientë dhe linja droge

Në 1 nëntor 2021, gjykata e tenderave nën varësi të Edi Ramës, ka kapur grupin e ‘kryetarit të mrekullive’ të Kamzës, Rakip Sulin, duke abuzuar me tenderin me vlerë 1.47 milionë USD për ndërtimin e Rrugës Demokracia, loti III, në Bathore.

Në mënyrë të padrejtë, ‘ustallarët’ e prokurimeve të Sulit në Kamëz, në 16 gusht 2021, kanë shpallur fituese të tenderit kompanitë e Sadik Lumit, Shpëtim Varakut dhe Eduart Gjinajt. Oferta ‘fituese’ e kësaj tresheje ishte 117 854 555 lekë.

Sadik Lumi i kompanisë ‘Klajger Konstruksion’ është një klient i konsoliduar i Bashkisë së Kamzës, më parë i Xhelal Mziut dhe sot i Rakip Sulit. Kompania ‘Varaku’ e Shpëtim Varakut është e skeduar për dorëzimin e dokumenteve false në procedura tenderuese. Kompania ‘Rafaelo 2002’, në letra në emër të Eduart Gjinajt, është e skeduar si një shoqëri në ortakëri të vjetër me personazhe dhe kompani të ekspozuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, segmente të cilat sot pastrojnë paratë e pista në Tiranë, kryesisht në fushën e ndërtimit.

Duket qartë se Lumi, Varaku dhe Gjinaj nuk janë bashkuar rastësisht.

Për të shpallur fituese treshen Lumi-Varaku-Gjinaj, ‘ustallarët’ e Sulit kanë skualifikuar në mënyrë arbitrare ofertën 117 745 409 lekë të bashkimit të kompanive Liqeni VII, Al Asfalt dhe S.M.O UNION, në pronësi të Ramazan Kalia, Astrit Varaku, Luan Mema, Xhevat Vataksi, Fernand Nuha dhe Mehdi Shabani, edhe këta ‘mjeshtra të regjur’ tenderash!

Manovra të tilla janë masive për të diktuar fituesit e një tenderi, të cilës zakonisht janë ata që japin bashkshinin më të madh dhe respektojnë kodin e heshtjes, sidomos gjatë muajve të fundit kur SPAK i ka bërë ‘veshët pipëz’.

Ramazan Kalia është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik, i njohur edhe si gjykata e tenderave, për shqyrtimin e çdo padrejtësie të pretenduar. Kompania e tij ishte skualifikuar me pretendimin se nuk dispononte makineritë dhe fuqinë punëtore në përputhje me kriteret e tenderit. Por, ‘Liqeni VII’ kishte nënshkruar një marrëveshje me dy kompanitë e tjera, Asfalt dhe S.M.O UNION, ku do të kryente vetëm 39 % të punimeve.

Duke iu referuar dokumenteve, gjykata e tenderave ka konstatuar se ‘Liqeni VII’, për atë % të punimeve që kishte marrë përsipër, i plotësonte kriteret dhe se nxjerrja jashtë loje e kësaj kompania, ishte e paligjshme, duke pasjellë diktimin e një grupi tjetër kompanish fituese të tenderit, konkretisht të treshes Lumi-Varaku-Gjinaj.

Komisioni i Prokurimit Publik ka përmbysur fituesin e shpallur nga rrethi i Rakip Sulit.

Po a është ky abuzimi i parë i Bashkisë së Kamzës me tendera?

Në vitin 2020, Bashkia e Kamzës është përfshirë nga gjykata e tenderave në listën edhe 10 institucioneve me numrin më të madh të ankesave për tendera klientelistë dhe korruptivë në Shqipëri.