Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi të huaj në malin e Moravës në Korçë


Një person rreth 27-vjeç është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës.

Raportohet se trupi i pa jetë i përket një emigranti të hyrë ilegalisht në Shqipëri nga zona e Lindjes së Mesme.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.