Vendosni fjalën kyçe....

Kim uron 8 dhjetorin: Të çojmë Shqipërinë përpara e jo prapa, të zgjedhim të ardhmen ndaj së shkuarës


Ambasadorja amerikane Kim ka uruar 8 Dhjetorin duke theksuar se SHBA-ja do mbështesë idealin e studentëve për ta çuar Shqipërinë përpara e jo prapa.

Ajo shton se SHBA-ja do e ndihmojë vendin drejt integrimit në BE duke bërë thirrje që të zgjidhet e ardhmja në vend të së shkuarës.

“SHBA-ja është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë ‘si pjesa tjetër e Europës’. Jemi krenarë që jemi Aleati juaj në NATO dhe mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Duam që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë, më e pasur. Të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta çuar Shqipërinë përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës.” – shkruan Kim në Twitter.

Mesazhi i Kim vjen një ditë para vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Ecobar, i cili do takohet me kreun e qeverisë Rama e kreun e PD-së, Basha.

Pak minuta më parë, ish-kryeministri Berisha shpërndau një mesazh në Facebook duke shkruar se garanton se Foltorja është lëvizja më proamerikane që prej dhjetorit 1990 deri më sot.