Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri i forcave ajrore indiane, mes 13 viktimave edhe Shefi i Mbrojtjes


Një helikopter i Forcave Ajrore Indiane (IAF) me 14 persona në bord u rrëzua në Indinë jugore këtë të mërkurë.

Sikurse raporton CNN, nga aksidenti fatal ka mbijetuar vetëm një person. Në bord ndodhej edhe zyrtari më i lartë ushtarak i Indisë shefi i Shtabit të Mbrojtjes Gjeneral Bipin Raëat, së bashku me gruan e tij, Madhulika Rawat. Asnjëri prej tyre nuk ka mbijetuar.

Helikopteri, u rrëzua në shtetin Tamil Nadu ndërsa po udhëtonte nga Sulur për në qytetin e Wellington në Tamil Nadu.

I mbijetuari, është kapiteni i grupit Varun Singh, i cili po trajtohet për lëndimet e tij në Spitalin Ushtarak në Wellington.

Ende nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Kryeministri indian Narendra Modi reagoi në “Twitter” ku shorehu ngushëllimet e tij për familjarët e 13 viktimave.

“Ata i shërbyen Indisë me zell maksimal. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave.”– tha ai. “Gjenerali Bipin Raëat ishte një ushtar i shquar. Një patriot i vërtetë, ai kontribuoi shumë në modernizimin e forcave tona të armatosura dhe aparatit të sigurisë. Vështrimet dhe këndvështrimet e tij mbi çështjet strategjike ishin të jashtëzakonshme. Vdekja e tij më ka trishtuar thellësisht.”