Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri ushtarak me të cilin udhëtonte Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Indisë (Video)


Një helikopter ushtarak që mbante shefin e Shtabit të Mbrojtjes së Indisë, gjeneralin Bipin Rawat, është rrëzuar në jug të vendit. Të paktën dy pasagjerë u raportuan të plagosur rëndë në incident.

Raëat, një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë në Forcat e Armatosura të Indisë, po udhëtonte me një helikopter që u rrëzua të mërkurën në shtetin Tamil Nadu, konfirmoi Forca Ajrore e vendit. Incidenti me helikopterin IAF Mi-17V5 ndodhi në komunën Coonoor dhe po hetohet, tha ushtria.

Sipas mediave lokale, Rawat ishte në mesin e disa oficerëve të lartë që ishin në bord. Mësohet se dy persona janë dërguar në spital nga vendi i aksidentit. Burimet thonë se katër trupa janë nxjerrë nga vendi i përplasjes.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ato që dukej të ishin mbeturinat e djegura të një helikopteri, të shpërndara në një zonë të pyllëzuar pranë një ndërtese.

Rawat u emërua Shef i Shtabit të Mbrojtjes në vitin 2020. Gjenerali me katër yje ka shërbyer më parë si shef i shtabit të ushtrisë.