Vendosni fjalën kyçe....

“Shiko kush flet” – Përleshen fizikisht deputetët në Parlamentin e Turqisë (VIDEO)


Një përplasje fizike ka ndodhur sot mes deputetëve në Parlamentin e Turqisë.

Kjo ka ndodhur gjatë diskutimit të buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2022 në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, ku ka shpërthyer një përleshje mes deputetëve.

Deputeti i Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës, Erkan Aydin po fliste nga podiumi, kur ministri i Brendshëm Suleyman Soylu e quajti atë “falsifikator”.

Aydin nuk e la pa përgjigje akuzën e ministrit duke iu drejtuar me fjalët: “Shiko kush po flet”. Vërejtjet e deputetit të opozitës i zemëruan ligjvënësit që përfaqësojnë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, shkruan Report.az. Ata dolën në podium dhe ndaluan fjalimin e Aydin. Si rezultat, konflikti u shndërrua në sherr fizik dhe kryeparlamentari u detyrua të shtyjë mbledhjen.