Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen kolera në vendin afrikan, vdesin 12 persona


Më shumë se 30 raste të kolerës, përfshirë një duzinë vdekjesh, janë regjistruar në më pak se tre ditë në provincën e Kivu-së Jugore në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), tha një zyrtar shëndetësor të martën.

Rasti i parë u regjistrua të shtunën dhe mund të ishte përhapur nga zona e minierave të fshatit Miba, u tha gazetarëve Cos Kenemo, shefi mjekësor i zonës shëndetësore Kumbi Lulenge.

Pacientët kanë mbërritur në spital në gjendje kritike, një situatë që mund të jetë përgjegjëse për numrin e lartë të vdekjeve, tha ai.

Kenemo këshilloi banorët të konsumonin ujë të pijshëm të zier, të siguronin përgatitjen e duhur të ushqimit dhe ai bëri apel që të krijohet një qendër për trajtimin e kolerës në zonë për të kontrolluar situatën.

Që nga 17 tetori, gjithsej 5,950 raste të dyshuara të kolerës, duke përfshirë 117 vdekje, u raportuan në 79 zona shëndetësore në 15 provinca në Republikën Demokratike të Kongos, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.