Bashkia e Tiranës mbajti ditën e sotme një takim me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë.
Por një grup të rinjsh të organizatës “Për Universitetin” i prishën qetësinë Kryetarit Erion Veliaj teksa mbante fjalim në sallë.
Një nga të rinjtë ngrihet në këmbë dhe thërret “studentët paguajnë tarifa më të larta se rroga e kryetarit të bashkisë”.
Menjëherë rojet e sallës e kanë nxjerrë përjashtë. Pas këtij veprimi një tjetër aktiviste e ka quajtur Veliajn vrasësin e Ardit Gjoklajt të gjetur të vrarë në landfillin e Sharrës.