Vendosni fjalën kyçe....

Zogaj: Kriza në PD zgjidhi dualizmin në drejtimin e partisë e forcoi raportet me SHBA-në, demokracia e partia janë stafetë jo pronë


Një nga themeluesit e PD-së, Preç Zogaj, tha sot se kriza në të cilën ndodhet partia ka zgjidhur dy probleme të mëdha, zhdukjen e dualizmit për sa i përket drejtimit dhe forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Gjatë fjalës së tij në një veprimtari për përkujtimin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë, ai theksoi se PD-ja duhet të hapet e të jetë e bashkuar përballë regjimit të kryeministrit Rama.

Në veprimtarinë e organizuar në Art Turbina merr pjesë edhe kreu i PD-së, Basha, deputetë të PD-së e qindra të rinj.

“Heqja e dualizmit dhe rivendosja e marrëdhëneve të ngushta me SHBA janë dy premisa pa të cilat edhe po t’i kesh në rregull të tjerat nuk fiton. Këto kërkojë një parti që riorganizohet, që hapet për të gjithë, që ka një strategji të marrëdhënieve me publikun. Lidershipi nuk është pronë, partia nuk është pronë, është stafetë që kalon dorë pas dore. Duhet të bashkohemi se përballë PD-së ka vetëm një kundërshtar, është regjimi i Edi Ramës. PD-ja duhet të funksionojë mbi fisnikërinë, mbi bon sensin. Nuk ka asnjë parti të djathtë ku nuk njihet lidershipi. Kriza e rëndë ku ndodhet PD-ja ka zgjidhur dy probleme, dualizmin për sa i përket lidershipit dhe forcimin e një marrëdhënieje të ngushtë me SHBA-në.” – tha ndër të tjera Zogaj në fjalën e tij.