Vendosni fjalën kyçe....

A do i ndalojë Policia dy Kuvendet e PD-së? Çuçi u përgjigjet gazetarëve: Do respektojnë masat anti-Covid, Kuvendet e Partive nuk ndalohen që prej viteve ‘90


Pasi njoftoi vendimet e marra sot në mbledhjen e qeverisë, ministri i brendshëm Bledi Çuçi iu përgjigj pyetjeve të medieve lidhur me zhvillimin e dy Kuvendeve të PD-së, të njoftuara më 11 dhe 18 dhjetor.

Pyetja që iu drejtua Çuçit ishte nëse do të lejojë Policia mbajtjen e Kuvendeve duke qenë se ka në fuqi një akt normativ që ndalon grumbullimin e më shumë se 50 personave në kuadër të masave antiCovid.

Por Çuçi tha se dy Kuvendet do të mbahen duke zbatuar masat në fuqi, duke theksuar se Kuvendet e Partive nuk ndalohen më që prej viteve ’90.

“Kuvendet nuk mund të ndalohen. Në dijeninë time Kuvendet do bëhen duke respektuar masat që në fuqi. Kështu që besoj që është pyetje pa vend. Prej ‘90, nuk ndalohen më Kuvendet e partive.”- u përgjigj Çuçi.