Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për herë të parë se është kërcënuar nga SHBA-të se do i vendosin sanksione pas shpalljes non grata.
Berisha tha në emisionin “Opinion” se SHBA-të e kërcënuar se do e çojnë në Thesar për t’i vendosu sanksione atij.
Ai shton se i ka kthyer përgjigje që le të bëjnë çtë duan dhe i dërgoi një thirrje Gabriel Escobarit se shqiptarët nuk i pranojnë kukullat.
Shtetet e Bashkuara më kanë kërcënuar se do çojnë gjithçka në Thesar. Pra që do vendosin sanksione. U thashë bëni çfarë të doni. Unë kam besim sepse çështjen e kam çuar në gjykatën e Parisit. I them Eskobarit që shqiptarët nuk i pranojnë kukullat”-deklaroi Berisha.