Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar foton e publikuar ku shihet prapa Enver Hoxhës gjatë periudhës së komunizmit.
Berisha tha se nuk e ka takuar asnjë herë personalisht diktatorin Hoxha dhe se në momentin e fotos diktatori thjesht kaloi atje duke qenë se vetë ai ishte i ftuar nga e Liljana Hoxha për shkak të miqësisë që kishin.
“Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo, nëse sheh në intervistën time ai që po drejton sot emisionin më ka pyetur a ke takuar personalisht Enver Hoxhën, jo i them unë se personalisht nuk e kam takuar kurrë. Po ri them ka kaluara dhe ia bëj me dorë ekzakt ajo që tregon fotografia. Kemi qenë në një ditëlindje që me sa di unë e Liljana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtarë bordi të kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni, unë kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam pasur miqësi me djalin e tij, shoqes së saj. Kjo është fotografia”,-tha Berisha.