Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë, vjen në jetë një vajzë


Kryeministri britanik Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë, një vajzë.

Një zëdhënëse e çiftit tha në një deklaratë për mediet: “Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital të Londrës më herët sot.

Si nëna dhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS-së për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre.”

Por ende nuk është zbuluar se cili do të jetë emri i vajzës.

Kujtojmë se deri para pak kohësh, kryeministri 57-vjeçar nuk pranonte t’i përgjigjej pyetjeve se sa fëmijë kishte. Por në shtator, për herë të parë ai i tha NBC se kishte gjashtë fëmijë. Kjo do të thotë se vajza e porsalindur është fëmija i tij i shtatë.

Johnson ka katër fëmijë me ish-bashkëshorten Marina Wheeler, një fëmijë me konsulentin e artit Helen Macintyre, dhe tani edhe dy fëmijë me gruan e tij aktuale.