Deputeti Erion Braçe ishte ndër të vetmit nga partia Socialiste që ngriti zërin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kundër zgjedhjes së Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës.
Por duket se halli i Braçes nuk ka qenë të “dyshimi për integritetin” e figurës së Denar Bibës i cili u zgjodh sot nga Parlamenti i Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës por prekja e mikeshës së tij Juliana Latifi e cila mbante deri më sot këtë detyrë.
Ish-kryetarja Latifi njihej si person i vendosur nga Erion Braçe në këtë post.
Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë, Braçe shprehu rezerva për integritetin e Bibës për shkak të qëndrimeve të tij si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës ku dha votën për mos penalizimin e firmave të miellit
Kam rezerva për integritetin e zotërisë. Po e lëmë me kaq, kur të jetë përballë ia them. Në Shqipëri po zhvillohen procese kushtetuese, dhe kam vetëm një qëndrim për të gjithë. Puna e bërë deri më tani në autoritetin e Konkurrencës, është thelbësisht negativ, i jam referuar qëndrimeve publike të marra në atë institucion. Kam lexuar çdo germë të qëndrimeve të tij atje. Vlerësimi është negativ. Nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni, ai është për të mbrojtur interesin publik. Përtej interesit publik, në mbrojtje të 10 kompanive, nuk është përmbushje e detyrës” – tha Braçe.
Ish zëvendës kryeministri Braçe është jo vetëm në konflikt interesi për shkak të Latifit por edhe për shkak të problemit që trajtoi, pasi vendimi për të mos penalizuar firmat e miellit nuk është domosdoshmërisht gabim.
Braçe është në dijeni edhe për disa tregje monopoli apo oligopoli por vendosi të reagonte vetëm për problemin e miellit, ai është në dijeni për pozitën abuzuese të Vodafone, bankave apo kompanive të naftës por nuk ka reaguar asnjëherë për to./Hashtag.al