Një debat me akuza të ndwrsjellta ka ndodhur në emisionin “Open” mes deputetit tw PD-sw Ervin Salianjit dhe ish- Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani.
Debati nisi kur Arben Ristani e quajti Salianjin “kriminel” duke iu referuar dënimit për çështjen “Babale”.
Pjesë nga debati:
Ristani: Ky është kriminel. Ça e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate? Është kriminel.
Salianji: Nëse do të kishte hetim për Bashën për çështjen Muzin, parafolësi do ishte i hetuar. Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm. Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe deri sa të shprehet Apeli jam i pafajshëm. Kurse ky ka një dënim për korrupsion. Ka marrë lekë. E ka fut në burg Sali Berisha. Ky ka edhe leje ndërtimi. Ia ka dhënë Erjon Velija. Ke marrë para, se ke fut në burg Aleksandër Frangajn.
Salianji: Ky ka qëndrim që dënimin për mua e quajti politik.
Ristani: Nuk është e vërtetë.
Salianji: Do kesh qenë nën avujt e alkoolit.
Kulmi i debatit ishte kur Ervin Salianji akuzoi Ristanin se futet në kryeministri për të shkuar në zyrën e Edi Ramës me makinën e personave të skeduar. Salianji tha se nëse përgënjeshtroheshin akuzat e tij, ai ishte gati të dorëzonte mandatin.