Vendosni fjalën kyçe....

E rëndë në Tiranë/ E mitura dyshohet se është përdhunuar nga 19-vjeçari, nën hetim dhe nëna e vajzës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një 13-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një djalë 19-vjeçar.

I riu me inicialet E.D është ndaluar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët bëjnë me dije se është proceduar penalisht edhe nëna e të miturës, pasi ajo dyshohet se e ka dhunuar të bijën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.”- thuhet në njoftimin e Policisë.